Bota

BE: Marrëveshja për Idlibin të garantojë mbrojtjen e civilëve

"Presim që marrëveshja për Idlibin të garantojë mbrojtjen e jetës së civilëve dhe vazhdimin pa ndërprerje të ndihmave humanitare"

Yusuf Hatip  | 18.09.2018 - Përdıtësım : 18.09.2018
BE: Marrëveshja për Idlibin të garantojë mbrojtjen e civilëve

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar që marrëveshja mes Turqisë dhe Rusisë për formimin e një zone të demilitarizuar në Idlib "të garantojë jetën e civilëve", raporton Anadolu Agency (AA).

"Presim që marrëveshja për Idlibin të garantojë mbrojtjen e jetës së civilëve dhe vazhdimin pa ndërprerje të ndihmave humanitare", është shprehur zëdhënësja e komisionit të BE-së, Maja Kocijançiç, në përgjigje të pyetjes së gazetarit të AA-së.

Kocijançiç po ashtu ka rikujtuar se BE-ja më parë ka paralajmëruar se një sulm i mundshëm ushtarak në Idlib do të rrezikonte jetën e miliona civilëve duke shkaktuar një fatkeqësi njerëzore.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një takim të zhvilluar dje në Soçi të Rusisë vendosën për formimin e një zone të demilitarizuar në Idlib.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.