Ata Ufuk Şeker
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian (BE) ka arritur marrëveshje për heqjen e vizave me Kolumbinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e mbajtur në Bruksel me rastin e heqjes së vizave, marrëveshjen e ka nënshkruar ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, vendi kryesues i BE-së, Jean Asselborn, ministrja e Punëve të Jashtme Maria Angela Holguin dhe komesioneri evropian për Migracion, Punë të Brendshme dhe Çështje Civile, Dimitris Avramopulos.