Mehmet Hatipoğlu
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
ATHINË (AA) - Punonjësit e mediave në Greqi kanë hyrë në grevë një ditore për të protestuar ndaj rregulloreve të qeverisë lidhur me sigurimet shoqërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak se gazetarët kanë lënë punët e tyre për të mbështetur grevën e përgjithshme e cila është organizuar me thirrjen e Konfederatës së Sindikatave të Punëtorëve në Greqi (GSEE), Federata e Punonjësve të Sektorit Publik (ADEDY), dhe nga Unioni i Degëve të Punonjësve të Përpjekjes (PAME) në televizione dhe radio janë ndërprerë emetimet e lajmeve.