Nazlı Yüzbaşıoğlu
24 Korrik 2018•Përditësim: 24 Korrik 2018
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka thirrur në telefon homologun e tij grek Nikos Kotzias pas zjarreve katastrofale që shpërthyen pranë kryeqytetit Athinë, njoftuan burime diplomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve, shefi i diplomacisë turke i ka shprehur ngushëllime ministrit grek, duke potencuar se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihime.
Ndryshe, të paktën 50 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarreve nëpër pyjet pranë Athinës.