Bota

BE heq ndalimin e udhëtimit për 15 vende

Sipas rregullave të tanishme, shtetasit turq ose amerikanë nuk mund të hyjnë në BE përveç nëse janë familjarë të afërt të një qytetari të BE-së, banorë afatgjatë të BE-së, ose nëse punojnë në sektorin shëndetësor

Ekip   | 30.06.2020
BE heq ndalimin e udhëtimit për 15 vende Foto: AA/Arhiv

Bruksel

Pas bisedimeve të vështira, vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë vendosur të lejojnë që shtetasit nga 15 vende të hyjnë në territorin e BE-së duke filluar nga nesër, 1 korrik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas marrëveshjes mes vendeve anëtare të BE-së, do të hiqen gradualisht kufizimet e udhëtimit për shtetasit e vendeve jashtë BE-së, kufizime që u miratuan në mes të marsit për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Në valën e parë, banorët e Algjerisë, Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Malit të Zi, Marokut, Zelandës së Re, Ruandës, Serbisë, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguajit mund të udhëtojnë në BE.

Shtetasit kinezë janë gjithashtu të mirëpritur me kushtin që Pekini t'u japë të njëjtat të drejta qytetarëve të BE-së.

BE do të rishikojë listën çdo dy javë bazuar në kriteret epidemiologjike, përfshirë reagimin e përgjithshëm të vendeve ndaj COVID-19 dhe rënien e numrit të të infektuarve që pasqyrojnë raste të ngjashme ose më të ulëta për 100 mijë banorë në krahasim me mesataren e BE-së.

Sipas rregullave të tanishme, shtetasit turq ose amerikanë nuk mund të hyjnë në BE përveç nëse janë familjarë të afërt të një qytetari të BE-së, banorë afatgjatë të BE-së, ose nëse punojnë në sektorin shëndetësor.

Banorët e shteteve të vogla, siç janë Andorra, Monako, San Marino dhe Vatikani, trajtohen si shtetasit e BE-së.

Heqja graduale e kufizimeve kërkon koordinim midis 30 vendeve, përfshirë katër shtete të BE-së të cilët ende nuk duhet të anëtarësohen në zonën Shengen, përkatësisht Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Qiproja Greke, si dhe katër anëtare që nuk janë anëtare të BE-së, por që janë anëtarë të Shengenit. Këto janë Norvegjia, Lihtenshtaini, Zvicra dhe Islanda.

Vendimi është rezultat i negociatave të gjata dhe të vështira midis vendeve të BE-së me qasje të ndryshme ndaj kufizimeve të udhëtimit.

Marrëveshja nuk është detyruese, por vendet që lejojnë udhëtarët nga vendet e jashtme që nuk janë në listë rrezikojnë që vendet tjera të BE-së sërish të mbyllin kufijtë dhe të mos i lënë qytetarët e vendeve që nuk respektojnë rregullat.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın