Şerife Çetin
30 Prill 2019•Përditësim: 01 Maj 2019
Bashkimi Evropian ka vazhduar sanksionet ndaj autoriteteve të Mianmarit edhe për një vit tjetër, raporton Anadolu Agency (AA).
Këshilli Evropian deklaroi se sanksionet ndaj Mianmarit janë vazhduar deri më 30 prill 2020, që ka të bëjë me embargon e armëve dhe mallrave që mund të përdoren për qëllime ushtarake.
Për shkak të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në krahinat Kachin, Arakan dhe Shan, BE ka vazhduar sanksionet që më parë ishin vendosur ndaj 14 zyrtarëve ushtarakë dhe policorë të Mianmarit.
BE i bëri thirrje qeverisë së Mianmarit që urgjentisht të ndërmarrin hapa konkrete në drejtim të respektimit të normave ndërkombëtare dhe shtypjes të pakicës muslimane në Arakan.
Muslimanët Rohingya, të cilët OKB i ka përshkruar si pakica kombëtare më e rrezikuar në botë, po përballen me përndjekje gjithnjë e më të madhe që nga sulmet e vitit 2012.
Ngjarjet që dramën e muslimanëve të Arakanit e nxorën para opinionit botëror u zhvilluan më 25 gusht 2017.
Nën mbulesën e luftës kundër sulmeve militante në pikat e kontrollit të policisë, ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë nisën një sulme ndaj muslimanëve Rohingya atë ditë, gjatë të cilave në mënyrën më brutale u vranë më shumë se 24.000 pjesëtarë të pakicës.
Sulmet u shndërruan në një formë klasike të spastrimit etnik, kurse ushtria e Mianmarit dogji qindra fshatra muslimane dhe në Bangladeshin fqinj u dëbuan 745.000 Rohingya.