Şerife Çetin
30 Prill 2019•Përditësim: 30 Prill 2019
Në kuadër të misionit të policisë ajrore të NATO-s, avionët luftarakë të llojit Eurofighter të forcave ajrore italiane do të vendosen në Rumani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Komandës Ajrore të NATO-s në Gjermani (Aircom), thuhet se avionët luftarakë të llojit Eurofighter të forcave ajrore italiane, mes muajve maj dhe gusht do të vendosen në bazën ajrore Mihail Kogalniceanu në juglindje të Rumanisë dhe këtu do të zhvillojnë aktivitete të policisë ajrore.
Në kuadër të misionit të policisë ajrore të cilën NATO e filloi pas aneksimit jashtëligjor të Krimesë në vitin 2014 nga ana e Rusisë, 130 pjesëtarë italianë të Eurofighter pritet të mbështesin njësitë rumune.