Bota

Balena sei e rrezikuar gjendet e ngordhur në bregdetin e Kilit

Balena sei konsiderohet specia e dytë më e madhe e balenave në botë dhe klasifikohet si specie e rrezikuar nga zhdukja

Abdulbesar Ademi  | 08.02.2026 - Përdıtësım : 08.02.2026
Balena sei e rrezikuar gjendet e ngordhur në bregdetin e Kilit Foto: Lucas Aguayo Araos/AA

Algarrobo

Një balenë sei e ngordhur është gjetur të shtunën në bregdetin e qytetit Algarrobo në Kilin qendror, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve në zonën bregdetare, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve lokale, balena e ngordhur u pa e shtrirë në vijën bregdetare, ndërsa autoritetet mjedisore u njoftuan për rastin dhe nisën procedurat përkatëse.

Balena sei konsiderohet specia e dytë më e madhe e balenave në botë dhe klasifikohet si specie e rrezikuar nga zhdukja.

Ekspertët theksojnë se ngordhjet e balenave në bregdet shpesh lidhen me përplasje me anije, ndotje akustike, kapje aksidentale në rrjeta peshkimi, sëmundje ose ndryshime në ekosistemin detar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın