Hamze Tekin,Gülşen Topçu
30 Tetor 2017•Përditësim: 30 Tetor 2017
STAMBOLL (AA) - Ministri i Jashtëm i Bahreinit, Halid bin Ahmed Al Halife, ka kërkuar pezullimin e anëtarësimit të Katarit në Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), deri sa të plotësojë kërkesat e vendeve që zbatojnë embargo, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twiter, Al Halife është shprehur se "Hapi i drejtë që duhet të hidhet për të mbrojtur GCC-në është pezullimi i anëtarësimit të Katarit deri sa të plotësojë kërkesat e vendeve që zbatojnë embargo. Në rast se nuk e bën këtë është më mirë për ne dalja e (Katarit) nga GCC."
Pasi ka vënë në dukje se Bahreini nuk do të marrë pjesë në samitin e GCC ku do të jetë i pranishëm Katari, Al Halife, ka mbrojtur idenë e tij se Katari çdo ditë e më shumë afrohet pranë Iranit dhe sjell forcat e huaja, ku sipas tij këto përbëjnë hapa të rrezikshëm për sigurinë e vendeve të GCC.
Kriza ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe filloi pas njoftimit se Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini mbyllën të gjitha kufijtë me Katarin dhe se nisën të zbatonin një embargo ekonomike ndaj vendit. Këto vende pretendojnë se qeveria e Doha-s "mbështet terrorizmin dhe ekstremizmin."