Abdel Nasser Sayed,Hacer Başer
30 Tetor 2017•Përditësim: 31 Tetor 2017
RIAD (AA) - Gratë në Arabinë Saudite që nga viti 2018 do të lejohen të hyjnë në stadiumet që ndodhen në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i Departamentit Sportiv të Arabisë Saudite, Turki bin Abdulmuhsin, në një konferencë për shtyp ka njoftuar se do të nisin përgatitjet për lejimin e hyrjes së familjeve që nga fillimi i vitit 2018 në 3 stadiumet e Riadit, Xhides dhe në Demmam.
Ndër të tjera Departamenti Sportiv i Arabisë Saudite në uebfaqen e tij ka vënë në dukje se në kuadër të përgatitjeve në fjalë do të hapen kafene dhe restorante si dhe do të vendosen dedektorët për sendet metalike.
Arabia Saudite ka lejuar edhe përdorimin e automjeteve nga femrat.