30 Tetor 2017•Përditësim: 31 Tetor 2017
ASTANA (AA) - Selen Temizer,Muhammed Shekh Yusuf
Opozitarët ushtarakë sirianë që marrin pjesë në takimin e raundit të 7-të të bisedimeve për Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, i paraqitën Kombeve të Bashkuara (OKB) prova të abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera nga regjimi i Bashar al Asadit, organizata terroriste PKK / PYD dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, transmeton Anadolo Agency (AA).
Delegacioni ushtarak i opozitës i ka paraqitur delegacionit të OKB-së disa dokumente me temë "Ndryshimi Demografik", "Masakra e Karjatejn: bashkëpunimi Regjim-DEASH", "Greva e urisë në burgun e Humus-it" dhe "Masakrat e Gardës Revolucionare të Iranit dhe milicëve shiitë në Siri", si dhe dosje të tjera shtesë të përbëra nga pamje të ndryshme dhe regjistrime audio.
Në dokumentin me titull "Ndryshimi Demografik" ndodhen provat për detyrimin e migrimit të civilëve dhe konfiskimin e pronave të tyre të kryera nga regjimi i Asadit në bashkëpunim me organizatën terroriste PKK/PYD.
Në dokumentin e dytë "Masakra e Karjatejn: bashkëpunimi Regjim-DEASH" ndodhen provat se DEASH-i i dorëzoi regjimit pa u konfliktuar rajonin Karjatejn të Humus-it, por regjimi ka bërë propagandën se këto rajon e ka marrë nën kontroll duke luftuar me DEASH-in. Gjithashtu në dokument bëhet e ditur se janë vrarë 82 civilë të cilët nuk kanë pranuar të mbështesin regjimin.
Më tej në dokumentin e tretë me temë "Greva e urisë në burgun e Humus-it" është zbuluar se drejtori i burgut të regjimit ekipit të Kryqit të Kuq në vend të të dënuarve i ka paraqitur gardianët me qëllim për të treguar se kushtet në burg janë të mira. Ndër të tjera në dokumentin ku bëhet e ditur pas kësaj të burgosurit në burg nisën grevën e urisë, theksohet se dokumentit i janë bashkangjitur pamjet vizuale të torturave që gardianët kanë ushtruar për të shtypur grevën.
Dhe në dokumentin e fundit me temë "Masakrat e Gardës Revolucionare të Iranit dhe milicëve shiitë në Siri" krahas pikave ku këto elemente janë vendosur në vend, janë vënë në dukje edhe çështjet për "rolin e Gardës Revolucionare në formësimin e DEASH-it, si dhe zhvillimin i armëve bërthamore të Iranit pranë kufirit të Sirisë me Libanin."
Bisedimet e raundit të shtatë të cilat në fokus kanë forcimin e armëpushimit i cili u arit më 30 dhjetor, ndërmjetësohen nga Turqia, Rusia dhe Irani. Bisedimet bilaterale dhe multilaterale të hënën do të kenë sesione me dyer të mbyllura, ndërsa të martën është paraparë një takim plenar.
Takimi kryesor ku të gjitha palët do të marrin pjesë dhe ku do të lexohet deklarata e rezultateve pritet që të fillojë ditën e nesërme.