Nuran Erkul
02 dhjetor 2015•Përditësim: 02 dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Kompania turke BOTAŞ (Shoqëria Anonime e Linjave të Tubacioneve dhe të Transportit të Naftës) me kompaninë kombëtare të naftës në Katar ka nënshkruar memorandumin paraprak të mirëkuptimit që do të mundësojë që Turqia të kryejë importe afatgjata dhe të rregullta të gazit të lëngshëm natyror (LNG) nga ky vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se ky memorandum mirëkuptimi i nënshkruar gjatë vizitës së Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan në Katar, me marrëveshjet e mëparshme me afate kohore do të sigurojë një perspektivë afatgjatë në importet e LNG nga ky vend.
Palët në këtë kontekst filluan përgatitjet për të ndërtuar infrastrukturën e marrëveshjes kryesore. Gjithashtu është theksuar se marrëveshja kryesore do të nënshkruhet në një kohë të shkurtër ku do të përcaktohen edhe sasitë dhe afatet e importimit të LNG nga Katari.
Në kuadër të takimit të parë të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar u nënshkruan edhe 15 marrëveshje të tjera në fusha të ndryshme.