Davutoğlu: Trillimet e Pravda-s nuk i respekton askush
"Rusia kujton se brenda këtyre 20-25 viteve pas Luftës së Ftohtë i kemi harruar veçoritë e mbetura nga Bashkimi Sovjetik të cilat këto veçori të Bashkimit Sovjetik janë duke dalë në pah një e nga një. "
Ankara
ANKARA (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, para se të nisej drejt Azerbajxhanit ka mbajtur një konferencë për shtyp në aeroportin “Esenboğa” të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Davutoğlu, në lidhje me pretendimet e Rusisë kundër Turqisë ka deklaruar: "Në periudhën e luftës së ftohtë kishte makineri të propagandës sovjetike. E cila çdo ditë prodhonte gënjeshtra, ku fillimisht i besonte vetë dhe më pas prisnin që ti besonte edhe bota. Këto kujtoheshin si ‘gënjeshtrat, trillimet e Pravda‘. Rusia kujton se brenda këtyre 20-25 viteve pas Luftës së Ftohtë i kemi harruar veçoritë e mbetura nga Bashkimi Sovjetik të cilat këto veçori të Bashkimit Sovjetik janë duke dalë në pah një e nga një. Këtyre gënjeshtrave të makinerisë së propagandës së Bashkimit Sovjetik nuk i beson askush".
Kryeministri Davutoğlu ndër të tjera ka shtuar se: "Në lidhje me çështjen e territoreve të Azerbajxhanit të cilat ndodhen nën pushtim, kryesisht për Karabakun Malor qëndrimi ynë është i qartë dhe i hapur. Derisa të gjitha territoret e Azerbajxhanit të çlirohen Turqia do të jetë në anë të Azerbajxhanit”.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
