Ekip
20 Mars 2017•Përditësim: 20 Mars 2017
KATHMANDU (AA) – Disa alpinistë të cilët vendosin për të "pushtuar" majën e malit Everest gjatë dy muajve të ardhshëm do të ndiqen me pajisje GPS për shkak të sigurisë dhe parandalimit të shpalljes së rrejshme se kanë pushtuar majën më të lartë në botë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shefi i repartit turistik të Nepalit, Durg Dutta Dhakal deklaroi se disa alpinistë do të lidhen me pajisje GPS gjatë marshimit pranveror në majën e lartë 8.850 metra.