Murat Temizer
20 Mars 2017•Përditësim: 20 Mars 2017
ANKARA (АА) – Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Margot Wallstrom sot theksoi se Suedia vazhdon të dënojë agresionin rus dhe të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës sipas të drejtës ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të ueb-faqes së Ministrisë suedeze të Punëve të Jashtme, Wallstrom, theksoi se ky është viti i tretë i aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.
“Thellë jemi të shqetësuar për përkeqësimin e kushteve për jetën të tatarëve të Krimesë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në rajon”, tha Wallstrom. Ajo shtoi: “Ne qëndrojmë prapa politikës së BE-së për mosnjohje dhe i bëjmë thirrje të gjitha anëtareve të OKB-ve që të zbatojnë politikë të ngjashme lidhur me integritetin territorial të Ukrainës”.
Ukraina është përfshirë nga konflikti që nga marsi i vitit 2014 shoqëruar me aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë pas votimit ilegal për pavarësi. Kjo vijoi pas protestave të dhunshme antiqeveritare të cilat sollën përmbysjen e presidentit të atëhershëm Viktor Janukoviç.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-ve votoi si ilegale shpalljen e aneksimit rus të Krimesë. Së bashku me shumë vende të OKB-ve, SHBA-të, BE-ja dhe Turqia, po ashtu, nuk e njohin Krimenë si territor rus.