Bedrudin Brlyavac
22 shtator 2015•Përditësim: 22 shtator 2015
OSLO (AA) - Norvegjia rrit kontrollin kufitar në të gjitha pikat kryesore për shkak të kalimit gjithnjë e më të madh te refugjatëve nga Suedia, trasmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet norvegjeze kanë thënë se do të shtojnë kontrollet policore ndaj refugjatëve në kufirin me Suedinë pas një rritje rekorde të numrit të azilkërkuesve që udhëtojnë në vendetet nordike, raporton TheLocal.no.
Qeveria e koalicionit të krahut të djathtë i bëri thirrje sot policisë për të rritur kontrollet në zonat kufitare për shkak të fluksit të madh të refugjatëve.
"Për shkak të rritjes së fluksit të azilkërkuesve, është e rëndësishme që autoritetet norvegjeze sa më shpejt të jetë e mundur të përcaktojnë identitetin dhe të kaluarën e njerëzve të cilët vijnë në vendin tonë. Kjo masë u miratua për të parandaluar emigracionin e paligjshëm dhe për të intensifikuar luftën kundër krimit transnacional", tha ministri norvegjez i Drejtësisë, Anders Anundsen.
Norvegjia ndan një kufi me Suedinë prej 1.630 kilometrash të gjatë.