Levent Tok
20 Mars 2017•Përditësim: 20 Mars 2017
DAMASK (AA) - Në kryeqytetin e Sirisë, Damask, vazhdojnë konfliktet mes palëve, pasi opozitarët bashkuan dy rajonet që ndodheshin nën rrethim dhe pas sulmeve intensive të regjimit të Bashar al Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria e Asadit dhe grupet terroriste mbështetëse të regjimit të cilat pavarësisht armëpushimit në Siri vazhdojnë operacionet në rajonet përreth Damaskut patën marrë nën kontroll disa rajone si Lugina Barada.
Edhe forcat opozitare të cilat kaluan në veprim kundër forcave të regjimit ditën e djeshme përparuan drejt rajoneve Kabun, Tishrin, Berze në kryeqytet të cilat ndodheshin nën rrethimin e regjimit dhe ku shpeshherë shkelej armëpushimi si dhe në rajonet Haresta, Duma, Sakba dhe Arbin në Guta-n Lindore.
Opozitarët duke përparuar në lagjen Xhobar në rajonin Guta Lindore, mbërritën në lagjen nën rrethim në Kabun në lindje të qendrës së qytetit. Në këtë mënyrë rajoni Guta Lindore dhe Kabun janë bashkuar në një linjë.
Sipas informimeve nga gazetarët e AA-së në Damask, mësohet se vazhdojnë konfliktet intensive mbi linjën që bashkon Gutan Lindore me rajonin Kabun dhe në pjesën perëndimore të rajonit Xhobar dhe në veri të Kabun. Forcat opozitare kanë njoftuar se regjimi në rajonin Guta Lindore dhe Xhobar që nga mesnata e deri tani kanë kryer më shumë se 50 sulme ajrore.
Ndërsa forcat Fejlak Er-Rahman, Ahraru’sh Sham dhe Komiteti i Çlirimit Damaskut (Hejet Tahrir Sham) që kanë marrë pjesë në operacionin e ditës së djeshme në një deklaratë në median sociale kanë njoftuar se kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të zonës industriale mes Xhobar dhe Kabun, centralin elektrik, fabrikat e tekstileve dhe të televizorëve, etj.
Fronti Çlirimi i Damaskut që më parë ishte zgjatimi i Frontit Nusra që ndodhet në listën e organizatave terroriste të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pasi u shpërbë iu bashkua Komitetit të Çlirimit të Damaskut.
Vazhdon rrethimi dhe dëbimi në periferi të Damaskut
Ndërsa bëhet e ditur se vazhdon rrethimi i regjimit në rajonet Madaja dhe Zebadani në perëndim të qendrës së qytetit Damask dhe në rajonin jugor në kampin Jermuk, si dhe në rajonet lindore në Gutën Lindore.
Rrethimi në Luginën Barada në pjesën periferike të qytetit dhe në rajonet El Tal dhe Sirkaja pati përfunduar më parë pasi opozitarët mbetën të detyruar të largoheshin për shkak të presionit dhe sulmeve intensive të regjimit.
Marrëveshja e armëpushimit u arrit në Siri më 30 dhjetor 2016 nën garancinë e Turqisë dhe Rusisë. Grupet opozitare për të cilët Ankaraja zyrtare është garantuese i kundërpërgjigjen vetëm sulmeve në rastet e vetëmbrojtjes, ndërsa forcat e regjimit nën garantimin e Moskës shkelin shpeshherë armëpushimin. Opozita ushtarake kishte vendosur të mos merrte pjesë në takimin e fundit në lidhje me armëpushimin në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, për shkak se Rusia dhe regjimi nuk kishin zbatuar përgjegjësitë e tyre.