Hasan Tosun
31 Mars 2016•Përditësim: 01 Prill 2016
VJENË (AA) - Disa qindra qumështore të pakënaqura sot protestuan në qendër të Vjenës, duke kërkuar urgjentisht rritjen e çmimit të qumështit, raporton Anadolu Agency (AA).
Një kolonë prej rreth 30 traktorësh dhe një çisternë me qumësht, fillimisht ndaloi para ndërtesës së Bashkimit Evropian, ku protestuesit në trotuar derdhën qumësht në pluhur.
"Politikanë, durimi ynë mbaroi", "Kërkojmë çmim real të qumështit", "Mbyllni tregun e lirë që vret fermerët e vegjël" dhe "Politika bujqësore është e keqe", ishin vetëm disa nga mesazhet në pankartat e demonstruesve.
Protestuesit më pas vazhduan marshin nëpër rrugët e Vjenës duke u ndalur edhe para bankës Raiffeisen, e cila përcakton çmimin e qumështit në Austri. Para ndërtesës së saj vendosën bidona të vegjël me qumësht duke bërë një pishinë të madhe të cilën e mbushën me qumësht.