Alma Dekovic
20 maj 2023•Përditësim: 22 maj 2023
Skulptura Atomium e ndërtuar për nevojat e Ekspozitës botërore (EXPO) në vitin 1958 në Bruksel është kthyer në një lloj simboli të kryeqytetit të Belgjikës, transmeton Anadolu.
Kjo strukturë prej çeliku dhe alumini 102 metra e lartë u bë sensacion në ekspozitën ku Bashkimi Sovjetik prezantoi satelitin e parë artificial në orbitë Sputnik.
Atomium përfaqëson nëntë atome të një kristali hekuri në një shkallë prej 1:150 miliardë. Atomium nuk është vetëm tërheqës nga jashtë, por pamja e brendshme dhe përmbajtja e tij janë interesante. Nga nëntë sferat e Atomiumit, tre janë teknike dhe janë të mbyllura për vizitorët.
Atomium përdoret gjithashtu si një hapësirë ekspozite. Në sferën bazë mund të gjeni ekspozitë të përhershme kushtuar EXPO 1958 dhe ndërtimit të Atomiumit.
Një ashensor me shpejtësi të lartë e çon vizitorin me një shpejtësi prej 5 metrash në sekondë në atraksionin kryesor të Atomiumit: një restorant i rrumbullakët dhe komod në sferën më të lartë nga ku ofrohet një pamje e mrekullueshme e qytetit.
Kur Panairi Botëror mbylli dyert e tij në vitin 1958, nëntë sferat e argjendta të Atomiumit u bënë pikë referimi e qytetit të Brukselit.