Bota, Koronavirusi

Afrikë, mbi 300 mijë raste me COVID-19

Me 218 vdekjet e reja në 24 orët e fundit nga COVID-19 numri i viktimave arrin në 7.949

Ömer Erdem  | 21.06.2020 - Përdıtësım : 21.06.2020
Afrikë, mbi 300 mijë raste me COVID-19

Khartoum

Në të gjithë Afrikën ka tejkaluar shifrën 300 mijë numri i rasteve ndërsa ka arritur në 7.949 numri i viktimave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në të gjithë kontinentin janë shënuar 10.550 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit duke e rritur në 300.005 numrin e rasteve.

Me 218 vdekjet e reja në 24 orët e fundit nga COVID-19 numri i viktimave arrin në 7.949.

Numri më i lartë i viktimave në kontinent nga COVID-19 është regjistruar në Egjipt me 2.106 vdekje, ndërsa në Afrikën e Jugut 1.877, në Algjeri 837, në Sudan 521, Nigeri 506 dhe Kamerun 301.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 92.681 raste, Egjipti me 53.758, Nigeria me 19.808, Gana me 13.717, Algjeria me 11.631 dhe Kameruni me 11.610 raste.

Ndërkohë numri i të shëruarve në Afrikë ka tejkaluar shifrën 145 mijë.

Përderisa në Sejshelle nuk ka më raste aktive me COVID-19 thuhet se krahas këtij vendi deri më tani nuk janë raportuar raste të vdekjeve në Eritre, Ugandë, Namibi dhe Lesoto.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın