Büşra Selvi Öğütcen
13 Prill 2017•Përditësim: 13 Prill 2017
ANKARA (AA) - Është rritur në katër numri i personave që humbën jetën në protestat antiqeveritare që po vazhdojnë në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi në BBC, në protestat e organizuara në qytetin Barquisimeto në perëndim të vendit pas vendimit të Gjykatës së Lartë muajin e kaluar për marrjen e kompetencave të Kongresit, për vdekje janë qëlluar një fëmijë i moshës 14-vjeçare dhe një person i moshës 36-vjeçare që po merrnin pjesë në protestë.