Dzihat Aliju
14 Maj 2020•Përditësim: 15 Maj 2020
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është rritur në 1.723, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 6 raste të reja të shëruar, me çka numri i të shëruarve në vend është rritur në 1.235.
Ministria nuk raportoi për të vdekur nga virusi, ndërsa gjithsej 95 persona në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën nga COVID-19 deri më tani.
Sipas të dhënave të ministrisë, në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur vetëm 393 raste aktive me COVID-19, numër i cili ka shënuar një rritje të vogël në ditët e fundit.
Në 24 orët e kaluara janë kryer 349 teste, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera arrin në 20.088.