Ahmet Dursun
14 Maj 2020•Përditësim: 14 Maj 2020
Me 71 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran rritet në 6.854 numri i vdekjeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës në televizionin shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 71 vdekje dhe 1.808 raste të reja me COVID-19.
Jahanpour njoftoi se në këtë mënyrë ka arritur në 6.854 numri i vdekjeve dhe në 114.533 numri i rasteve të COVID-19 në vend.
Gjithashtu Jahanpour tregoi se 2.758 prej personave të prekur nga virusi janë në gjendje të kritike, ndërsa numri i të shëruarve që kanë dalë nga spitali deri më tani ka arritur në 90.539.
Jahanpour shtoi se në të gjithë vendin deri më tani janë kryer 643.772 teste të COVID-19.
- Rriten rastet në rajonet Khuzestan dhe North Khorasan
Duke njoftuar se ka rënie në numrin e rasteve dhe humbjeve të jetëve në të gjithë vendin, Jahanpour tërhoqi vëmendjen mbi rritjen e rasteve në rajonet Khuzestan dhe Khorasani Verior.
Sipas kësaj numri i vdekjeve të përditshme në Iran është rritur përsëri mbi 70, pasi kishte rënë në ditët e fundit duke zbritur nën 50. Vdekjet e shënuara së fundmi janë regjistruar si shifra më e lartë e vdekjeve në 8 ditët e fundit.