BALLKANI

Shqipëria fillon zyrtarisht transaksionet në SEPA

Sipas autoriteteve shqiptare, nisja e transaksioneve të Shqipërisë në SEPA shënon një moment historik për sektorin financiar shqiptar, pasi Shqipëria bëhet pjesë operacionale e SEPA-s

Fatjon Cuka  | 07.10.2025 - Përdıtësım : 07.10.2025
Shqipëria fillon zyrtarisht transaksionet në SEPA Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e transaksionëve të Zonës Unike të Pagesave në Euro (SEPA), raporton Anadolu.

Në ambientet e Bankës Qendrore të Shqipërisë, u zhvillua ceremonia e prezantimit të transaksionit të parë të Shqipërisë në SEPA.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë fjalës në ceremoni u shpreh se anëtarësimi i Shqipërisë në SEPA i realizuar në nëntor të vitit të kaluar ka qenë rezultat i një procesi të strukturuar.

"Sot për në është një ditë e veçantë pasi jemi dëshmitar të një momenti historik për tregun financiar shqiptar, nisjen e transaksionit të parë në euro përmes Zonës Unike të Pagesave në Euro të quajtur SEPA. Ky nuk është thjesht një zhvillim teknik në sistemet e pagesave, por është një gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në infrastrukturën financiare evropiane", u shpreh Sejko.

Ai tha se aktualisht 11 bankat që operojnë në Republikën e Shqipërisë janë gati të ofrojnë shërbime SEPA për qytetarët dhe bizneset që operojnë në Shqipëri.

Sejko theksoi se transferimi i pareve nga Shqipëria drejt vendeve anëtare të SEPA-s do të kushtojë deri në pesë herë më pak se më parë dhe do të ketë transaksione më të shpejta.

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se kjo është një arritje e prekshme për qytetarët shqiptarë.

"Kjo arritje vjen si rrjedhojë e një procesi të gjatë dhe sfidues, i cili kërkoi përpjekje të përbashkëta dhe angazhim, si nga sektori bankar, por edhe nga autoritetet shqiptare që të përmbusheshin standardet dhe kërkesat e Këshillit Evropian të Pagesave", tha Gonzato.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në rrjetet sociale ka shkruar se nga sot qytetarët dhe bizneset shqiptare mund të kryejnë transferta në euro me vendet e BE-së me komisione shumë më të ulëta dhe me të njëjtat rregulla si në BE.

"Shqipëria është tashmë anëtare e plotë e SEPA-s dhe shqiptarët do të paguajnë komisione të njëjta me transfertat brenda vendit. Sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, vetëm vitin e parë parashikohet një kursim prej rreth 20 milionë euro në vit për qytetarët dhe bizneset shqiptare", ka theksuar Rama.

Sipas autoriteteve shqiptare, nisja e transaksioneve të Shqipërisë në SEPA shënon një moment historik për sektorin financiar shqiptar, pasi Shqipëria bëhet pjesë operacionale e SEPA-s.

Gjithashtu theksohet se nisja e këtyre transaksioneve forcon integrimin financiar me BE-në, duke ulur kostot e pagesave si dhe duke përmirësuar shpejtësinë dhe sigurinë e transaksioneve ndërkufitare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın