BALLKANI

Shqipëri, TUMED në bashkëpunim me YTB-në organizon program iftari

Pjesë e programit të iftarit ishin përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të TUMED-it, të diplomuar në Turqi dhe të ftuar të tjerë

Fatjon Cuka  | 03.03.2026 - Përdıtësım : 03.03.2026
Shqipëri, TUMED në bashkëpunim me YTB-në organizon program iftari Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

Shoqata e të Diplomuarve në Turqi e Shqipërisë (TUMED) në bashkëpunim me Kryesinë e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) kanë organizuar në Tiranë program iftari, raporton Anadolu.

Pjesë e programit të iftarit ishin përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësues të TUMED-it, të diplomuar në Turqi dhe të ftuar të tjerë

Kryetari i TUMED-it, Egert Haxhiu, tha se vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, duke kultivuar sipas tij pemën historike me rrënjë të thella.

"Ramazani është një muaj i bekuar në të cilën forcojmë anën tonë shpirtërore, përforcojmë ndjenjat tona të solidaritetit dhe të ndihmës ndaj njëri-tjetrit dhe forcojmë më tej lidhjet tona", theksoi Haxhiu.

Haxhiu tha ndër të tjera se: "Gjithmonë do të qëndrojmë pranë të shtypurve dhe të drejtëve. Ne e ndiejmë dhimbjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe të moshuarve në Gaza po aq thellë sa ata".

Këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, dr. Adem Gerlegiz, në fjalën e tij u shpreh
se muaj i Ramazanit ashtu siç është muaji i paqes dhe bereqetit gjithashtu është dhe muaj i sensibilizimit dhe bashkimit të njerëzve me njëri-tjetrin.

"Sofrat e iftarit janë sofra të cilat na bashkojnë me njëri-tjetrin, bashkojnë zemrat tona dhe na bëjnë të jemi më afër me njëri-tjetrin", theksoi ai.

Duke iu drejtuar të diplomuarve në Turqi, Gerlegiz tha se janë përfaqësuesit më të denjë të cilët krijojnë ura mes dy shteteve dhe sipas tij janë përfaqësuesit e kulturës, historisë dhe miqësisë të dy vendeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.