Dzihat Aliju
23 Janar 2016•Përditësim: 24 Janar 2016
TETOVË (AA) - Seanca e parë e ''Akademisë së Mendimit Ballkanik'', organizuar nga ana e Fondacionit Qendra e Civilizimit Islam-FOCIC në Shkup me mbështetjen e zyrës për turqit jashtë vendit dhe komunitetet farefisnore (YTB) filloi në Tetovë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sekretari i FOCIC-it, Latif Mustafa, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se në fazën e parë të këtij projekti profesorë nga Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia do të mbajnë seminare në lidhje me atë se si është zhvilluar historia e mendimit në Ballkan. Ai theksoi se projekti është 6 mujor i cili pritet të realizohet përmes 9 cikleve të seancave, ku çdo seancë përbëhet nga 2 ligjërata. ''Fokus të veçantë do ti kushtohet lindjes, zhvillimit dhe evoluimit të mendimit në përgjithësi në qytetërimin Islam'' shprehet ai.
Profesori në Fakultetin për Shkencat Islame pranë Universitetit Marmara të Turqisë njoftoi se në këtë seminar ai do të punojë për ''çështjen shfaqja e Islamit si qytetërim në skenën botërore, lindja e shkencave Islame, ndarja e shkencave fetare dhe racionale''.
Një tjetër profesor i cili në fazën e parë të projektit do të mbajë seminar, İbrahim Halil Üçer nga universiteti İstanbul Medeniyet Üniversitesi (Universiteti i Civilizimit në Stamboll), tha se ai do të ligjërojë për temat ''Shfaqja e historisë së shkencës dhe filozofisë islame në kulturat dhe civilizimet fqinje dhe se si mund të lexohen reflektimet sotme të përvojës së bashkëveprimit ndërkulturor të zhvilluar nga ana e muslimanëve mes shekullit 7-të dhe 10-të''.
Ai shtoi se është i mendimit se do të realizojnë një seminar efikas.
Faza e parë e projektit do të zhvillohet me seminaret e profesorëve nga Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Seminaret do të mbahen në Tetovë dhe Shkup dhe do të organizohen për studentet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Presheva.