BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 7 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.476, ndërkohë, numri i të vdekurve është gjithsej 2.454

Fatjon Cuka  | 16.06.2021 - Përdıtësım : 16.06.2021
Shqipëri, 7 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit, Shqipëria ka regjistruar shtatë raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.476, ndërkohë, numri i të vdekurve është gjithsej 2.454.

Gjithashtu janë shëruar nëntë qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.888, dhe raste aktive aktualisht janë 134.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2,962 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 765.938 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Sipas ministrisë, vijon vaksinimi masiv dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 848.430 doza të vaksinës ndaj COVID-19, prej të cilave, 340.576 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın