Fatjon Cuka
05 Qershor 2021•Përditësim: 06 Qershor 2021
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 132.374, prej të cilëve 2.451 persona kanë vdekur.
Ndërkohë, janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129.627 dhe raste aktive janë 296.
Autoritetet shëndetësore kanë kryer edhe 3.593 testime të tjera ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 736.591 testime për personat e dyshuar me COVID-19.