Kulturë, BALLKANI

Shkup, mbahet koncert i muzikës klasike turke

Grupi muzikor "Yeden Ensemble" performoi në koncertin e organizuar në kuadër të Festivalit Solemnitete vjeshtore të muzikës me mbështetjen e Institutit Yunus Emre - Shkup (YEE)

Dzihat Aliju  | 10.11.2025 - Përdıtësım : 11.11.2025
Shkup, mbahet koncert i muzikës klasike turke Foto: Umeys Sulejman / AA

Shkup

Një koncert i muzikës klasike turke u mbajt në Shkup, raporton Anadolu.

Grupi muzikor "Yeden Ensemble" performoi në koncertin e organizuar në kuadër të Festivalit Solemnitete vjeshtore të muzikës me mbështetjen e Institutit Yunus Emre - Shkup (YEE).

Drejtori i YEE - Shkup, Yunus Dilber, në fjalën e tij, falënderoi ata që kontribuan në organizimin e koncertit dhe tha se ekipi i artistëve u soll nga Vjena për artdashësit e Shkupit.

Drejtoresha e Kulturës dhe Arteve të Shkupit, Vasilija Çali, u uroi pjesëmarrësve të këtij koncerti, të organizuar si pjesë e festivalit, një kohë të këndshme dhe falënderoi YEE Shkupin për mbështetjen e tyre.

Festivali solemnitete vjeshtore të muzikës, i cili filloi më 25 tetor, përfundon sot.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.