Mbahet ceremoni përkujtimore për Ataturkun në vendet e Ballkanit
Në ambasadat turke në vendet e Ballkanit, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Kosovë, BeH, Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci, u mbajtën ceremoni përkujtimore për të përkujtuar 87-vjetorin e vdekjes së Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë
Shkup
Në ambasadat turke në vendet e Ballkanit, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci, u mbajtën ceremoni përkujtimore për të përkujtuar 87-vjetorin e vdekjes së Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë, raporton Anadolu.
- Maqedoni e Veriut
Ambasada Turke në Shkup organizoi ceremoni me rastin e 10 nëntorit, Ditës së Përkujtimit të Ataturkut.
Punonjës të ambasadës, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend si dhe të ftuar morën pjesë në ceremoninë e organizuar nga ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy.
Pas minutës së heshtjes në orën 09:05 në rezidencën e ambasadës u intonua himni kombëtar.
Në fjalën e tij, këshilltari i parë i Ambasadës dhe zëvendës shefi i Misionit, Anil Kayalar tha se Ataturku kujtohet nga miliona njerëz në të gjithë botën.
- Shqipëri
Mustafa Kemal Ataturku u përkujtua edhe në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, në 87-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Punonjës të ambasadës, përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe të ftuar morën pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kagan Atay, në ndërtesën e ambasadës.
Në fjalën e saj, Nurten Isler, atashe e Ambasadës Turke në Tiranë, vuri në dukje se 10 nëntori nuk është vetëm një ditë përkujtimi për kombin turk, por edhe një ditë kuptimplote kur kujtohen dhe vlerësohen parimet, vizioni dhe idealet e njerëzimit të Ataturkut.
- Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi dhe Kroaci
Punonjësit dhe të ftuarit u mblodhën në Ambasadën Turke në Sarajevë për të shënuar përvjetorin. Në video u shfaq fotografia e Ataturkut si dhe klipe nga jeta e tij dhe takimet me udhëheqës nga vende të tjera.
Përvjetori i vdekjes së Ataturkut u shënua edhe me një program të veçantë në Ambasadën Turke në Beograd.
Ataturku u përkujtua gjithashtu në ceremonitë e mbajtura nga Ambasadat Turke në Kosovë, Mal të Zi dhe Kroaci.
