"Rusia mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së"
Anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, realizuan një takim me ambasadorin e Federatës Ruse në BeH dhe theksuan se askush nuk ka të drejtë të shkatërrojë institucionet shtetërore të Bosnjë e Hercegovinës me veprime të njëanshme

Sarajevë
Kryetari dhe anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, pritën ambasadorin e Federatës Ruse në BeH, Igor Kalabukhov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kalabukhov përcolli përgjigjen e Federatës Ruse ndaj letrës së dërguar nga Komshiç dhe Xhaferoviç për presidentin rus Vladimir Putin, si anëtar i Bordit Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes, në lidhje me krizën aktuale në BeH.
Kalabukhov tha se Federata Ruse mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së, Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe respekton çdo zgjidhje që është rënë dakord brenda BeH-së.
Anëtarët e Presidencës së BeH-së theksuan se askush nuk ka të drejtë të shkatërrojë në mënyrë të njëanshme institucionet shtetërore të BeH-së, të cilat janë formuar në përputhje me dispozitat e qarta të Marrëveshjes së Dejtonit, me pëlqimin e të gjithë përfaqësuesve përkatës në Asamblenë Parlamentare të BeH-së.
Anëtarët e Presidencës së BeH-së theksuan gjithashtu se bllokada e institucioneve të BeH-së është një akt anti-Dejton dhe jodemokratik që dëmton të gjithë qytetarët dhe stabilitetin e shtetit.