Andelija Stojkovic
06 Qershor 2022•Përditësim: 06 Qershor 2022
Një grup joformal i qytetarëve "rusët, ukrainasit, bjellorusët dhe serbët së bashku kundër luftës" mbajtën sot protestë para presidencës serbe, e cila u paralajmërua me rastin e vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).
Dhjetëra qytetarë u mblodhën duke mbajtur pankarta "Në Hagë, jo në Beograd" si dhe mbishkrimet "Faleminderit, fqinjë, e shpëtuat Serbinë nga turpi", të cilët mbanin flamujt malazez, maqedonas dhe bullgar.
Organizatorët thanë se e anuluan tubimin e madh sepse Lavrov e anuloi vizitën dhe një nga përfaqësuesit e grupit, Çedomir Stojkoviç tha se Serbia sot ka arsye të festonte sepse "një përfaqësues i krimeve të luftës dhe propagandës së agresionit në Ukrainë nuk erdhi në Beograd, falë mbështetjes që i siguruan popullit të Serbisë vendet fqinje miqësore.
Ai tha se do të ishte për të ardhur keq nëse Lavrov do të vinte, sepse ky vend do të provonte të jetë një vend për të cilin krimi në Ukrainë është i pranueshëm dhe se do të ishte "therë në sy të refugjatëve ukrainas".
Stojkoviç shtoi se qëllimi i tubimit ishte të tregonte se ka njerëz që jetojnë në Serbi që luftojnë për vlerat e vërteta, të cilat përfshijnë ndarjen me "regjimin kriminal të Vladimir Putin dhe anëtarësimin më të shpejtë në Bashkimin Evropian".
Qytetarët në disa raste janë ndalur dhe kanë tentuar të debatojnë me këtë grup, të cilët u janë përgjigjur shkurt, ndërsa policia me rroba civile ka qenë gjatë gjithë kohës e pranishme.
Gjatë protestës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në zyrën e tij ishte duke biseduar me ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bocan-Kharçenko.