BALLKANI

Prishtina zbukurohet me ngjyrat e vjeshtës

Kur janë bërë disa javë që nga hyrja në stinën e vjeshtës, lisat anash sheshit të Prishtinës kanë marrë një pamje spektakolare me ngjyra të kuqërremtë e të verdhë

Agim Sulaj  | 21.10.2025 - Përdıtësım : 21.10.2025
Prishtina zbukurohet me ngjyrat e vjeshtës Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Stina e vjeshtës i ka dhënë një pamje të bukur me plot ngjyra rrugëve dhe parqeve të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, raporton Anadolu.

Kur janë bërë disa javë që nga hyrja në stinën e vjeshtës, lisat anash sheshit të Prishtinës kanë marrë një pamje spektakolare me ngjyra të kuqërremtë e të verdhë.

Parku i Taukbahçes i cili frekuentohet shumë nga qytetarët, sidomos fëmijët dhe pensionistët është "veshur" gjithashtu me ngjyrat e gjetheve që bien nga qindra lisa që zënë vend këtu. Rënia e gjetheve gjatë vjeshtës është e vazhdueshme në këtë park, sado që mirëmbajtësit e fushave dhe hapësirave rekreative-sportive "luftojnë" vazhdimisht për t'i pastruar ato.

Pak kilometra më lartë nga Taukbahçja, në Parkun e Gërmisë, parkun më të madh i cili njihet edhe si "mushkëritë e qytetit", një numër i qytetarëve dalin edhe gjatë ditëve të punës për ecje dhe vrap. Vjeshta këtu ka reduktuar frekuentimin e madh të qytetarëve gjatë stinës së verës, mirëpo në ditët me diell ajo tërheq më shumë vizitorë.

Në ditët e fundit të muajit tetor në Kosovë po mban mot me temperatura jo të ftohta, të cilat arrijnë deri në 17 gradë celsius.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın