Dzihat Aliju
01 nëntor 2015•Përditësim: 02 nëntor 2015
SHKUP (AA) - Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, qytetarët dolën këtë fundjavë nëpër rrugë dhe parqe për të shijuar ditët e fundit të vitit me diell, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkupi i cili me ardhjen e vjeshtës u shndërrua në një qytet magjeps, parqet dhe rrugët u mbushën me gjethe të verdha të arta. Përveç kësaj turistët që gjenden në vend i shfrytëzojnë këto ditë me diell duke vizituar vendet kulturore dhe historike.
Në parqe u vërejtën njerëz të çdo moshe të cilët kanë dalë të bëjnë piknik dhe ti shijojnë ditët e fundit të vitit me diell.