Bilgin S. Şaşmaz
01 nëntor 2015•Përditësim: 01 nëntor 2015
NEW YORK (AA) - Marshimi i mbajtur me rastin e festës tradicionale të Halloween-it në New York ka krijuar një imazh shumëngjyrësh në rrugët e qytetit, raporton Anadolu Agency (AA)
Marshimi tradicional i cili konsiderohet si aktiviteti më i madh i Halloween-it në botë këtë herë u mbajt për të 42-tën herë në bulevardin 6 me temën "ndez një dritë", ku qindra mijëra persona morën pjesë me kostumet dhe makiazhet e veçanta.
Theksohet se në marshimin e mbajtur morën pjesë qindra mijëra persona dhe është transmetuar live nga shumë kanale televizive dhe është ndjekur live nga mbi 2 milionë teleshikues.
Pjesëmarrësit me kostumet e tyre kanë krijuar imazhe të veçanta dhe ndër të tjera theksohet se ato kanë preferuar të përdorin transportin publik, ku dhe ka patur masa të gjera të sigurisë.