Bojan Bednar
15 shtator 2021•Përditësim: 15 shtator 2021
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nga 28 deri më 30 shtator do të qëndrojë për vizitë në Ballkanin Perëndimor, duke vizituar të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian njoftoi se plani dhe programi i vizitës janë ende duke u përgatitur, por u theksua se ardhja e zyrtares më të lartë Bashkimit Evropian (BE) në Ballkan i paraprin samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.
Theksohet se samiti do të jetë një mundësi jo vetëm për të konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të tij të mëtejshëm, por gjithashtu për të dhënë një shtysë shtesë për zbatimin e Planit Evropian të Investimeve dhe Ekonomik, i cili është në thelbin e angazhimit të BE-së me rajonin.
Komisioni Evropian në muajin tetor gjithashtu pritet të lëshojë një raport vjetor mbi përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian.