BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 12 viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të IKSHPK-së, vendi ka regjistruar 410 raste të tjera me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 158.028

Agim Sulaj  | 15.09.2021 - Përdıtësım : 16.09.2021
Kosovë, 12 viktima dhe 410 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 12 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë ndërruar jetë, duke e çuar në 2.845 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 410 raste të tjera me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 158.028.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat tregojnë se 1.732 pacientë të tjerë fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 140.682 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi. Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 14.501.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 1.131.833 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 8.789 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Sa i përket procesit të vaksinimit kundër virusit COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 22.671 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në mbarë vendin janë administruar 1.089.615 doza, prej të cilave 385.297 qytetarë kanë pranuar të dy dozat e nevojshme të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın