Turqia, BALLKANI

Presidenti Erdoğan përfundon vizitën në Serbi

Presidenti Erdoğan u përcoll nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd

Gorana Jakovljevic  | 11.10.2024 - Përdıtësım : 13.10.2024
Presidenti Erdoğan përfundon vizitën në Serbi Foto: Presidenca e Türkiyes/Murat Cetinmuhurdar

Beograd

Presidenti i Republikës së Türkiye, Recep Tayyip Erdoğan, i dha fund vizitës së tij në Serbi, pasi u përcoll nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd, raporton Anadolu.

Më herët gjatë ditës, Erdoğan u prit me nderimet më të larta shtetërore para Pallatit të Serbisë në Beograd nga Vuçiq dhe delegacioni i tij dhe më pas filloi takimi mes dy liderëve. Erdoğan mori pjesë në takimin e katërt të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ndërmjet Türkiyes dhe Serbisë, pas së cilës zyrtarët e dy vendeve nënshkruan marrëveshje të shumta për bashkëpunim.

Janë nënshkruar gjithsej 11 marrëveshje dhe dokumente që synojnë forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh, që mbulojnë fusha të tilla si energjia, tregtia, teknologjia, sporti, sigurimet shoqërore, menaxhimi i fatkeqësive dhe media.

Erdoğan dhe Vuçiq morën pjesë edhe në Forumin e Biznesit Türkiye-Serbi.

Përveç anëtarëve të kabinetit të tij, presidenti Erdoğan shoqërohej nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministri i Rinisë dhe Sportit, Osman Aşkın Bak, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, İbrahim Yumaklı, ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Abdulkadir Uraloğlu, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës, İbrahim Kalın, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës, Fahrettin Altun, shefi i Politikës së Jashtme dhe Këshilltari i Sigurisë i Presidentit, Akif Çağatay Kılıç, kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün, dhe kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK), Erol Özvar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın