BALLKANI

Osmani: Administrata Trump miratoi vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Duke e konsideruar këtë hap si një lajm të shkëlqyeshëm për Kosovën, Osmani tha se programi ka ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës

Agim Sulaj  | 30.07.2025 - Përdıtësım : 30.07.2025
Osmani: Administrata Trump miratoi vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën

Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka miratuar vazhdimin e programit të MCC-së për Kosovën, transmeton Anadolu.

Osmani bëri të ditur se për këtë është informuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, pas takimeve që ajo ka zhvilluar këtë muaj në Washington D.C., gjatë vizitës së saj zyrtare në SHBA.

Duke e konsideruar këtë hap si një lajm të shkëlqyeshëm për Kosovën, Osmani tha se programi ka ndikim transformues për sektorin e energjisë dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

MCC-ja dhe Qeveria e Kosovës nisën zbatimin e këtij programin kompakt nga prilli i vitit 2024, i cili është i përqendruar në ofrimin e zgjidhjeve për energji të pastër.

Programi kap vlerën e 236.7 milionë dollarësh, ndërsa nga kjo shumë, 202 milionë janë nga MCC-ja dhe 34.7 milionë të tjera janë kontribut i Qeverisë së Kosovës.

Programet kompakt të MCC-së janë grante 5-vjeçare që lëshohen nga kjo korporatë për shtetet që plotësojnë kërkesat për kualifikim për programe të tilla.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın