BALLKANI

Kosova ndalon importin e kafshëve të gjalla nga Serbia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit gjedhe, dele, dhi dhe derra (produkteve të derrit) nga i gjithë territori i Serbisë

Agim Sulaj  | 30.07.2025 - Përdıtësım : 30.07.2025
Kosova ndalon importin e kafshëve të gjalla nga Serbia

Prishtinë

Kosova ka marrë vendim për ndalimin e importit të kafshëve të gjalla (produkteve të derrit) nga Serbia për shkak të shpërthimit të sëmundjeve Gjuha e Kaltër dhe Murtaja Afrikane e Derrit, transmeton Anadolu.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media bëri të ditur se pas njoftimeve të publikuara në sistemin ADIS dhe WAHIS për konfirmim të shpërthimit të sëmundjes Gjuha e Kaltër (BT) dhe Murtaja Afrikane e derrit (ASF) në shtetin e Serbisë, me qellim parandalimi të përhapjes se sëmundjeve në Kosovë, AUV ka vendosur masë ndalese të përkohshme për importin e kafshëve të gjalla të llojit gjedhe, dele, dhi dhe derra (produkteve të derrit) nga i gjithë territori i Serbisë.

Pas kësaj situate, është kërkuar që autoritet kufitare qe funksionojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policia e Kosovës, Doganat dhe AUV, duhet të ngrenë masat e nivelit të kontrollit në të gjitha pikat kufitare.

“Kjo për të mos lejuar hyrjen në vend të kafshëve të gjalla gjedhe, dele, derra dhe produkteve të derrit nga ky shtet. Vigjilencë e shtuar e kontrollit do të ushtrohet edhe në bagazhet personale të pasagjerëve, për të ndaluar hyrjen e çfarëdo lloji të produktit të derrit, qe hynë ne kategorinë e produkteve bartëse të sëmundjes se Murtajës Afrikane të Derrit”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Sipas agjencisë kosovare, derisa vendimi në fjalë është në fuqi, qytetarët e kanë të ndaluar kalimin kufitar me çfarëdolloj produkti te derrit qe ka origjinë nga Serbia, qoftë edhe si ushqime gjatë udhëtimit.

Gjuha e Kaltër është sëmundje virale e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak (gjedhet, delet dhe dhitë). Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja.

Ndërkaq, Mortaja Afrikane e Derrit është një sëmundje infektive virale që prek derrat e egër dhe ata shtëpiak. Kjo sëmundje shkaktohet nga virusi i sëmundjes së derrit (ASFV) dhe është e njohur për rezistencën dhe ngordhshmërinë e lartë tek derrat.

Këto sëmundje transmetohen tek njerëzit dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin publik.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın