Övünç Kutlu
14 Tetor 2017•Përditësim: 15 Tetor 2017
NEW YORK (AA) – Kompania gjigante e rrjetit social Facebook njoftoi se në SHBA do të fillojë shërbimet e marrjes së porosive për ushqim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Facebook njofton se përdoruesit nëpërmjet këtij rrjeti social mund t’i shohin restorantet përreth tyre dhe se porositë e tyre do t’iu dorëzohen nëpërmjet dy mundësive “dërgim në shtëpi” apo “merre në restorant”.
Facebook po ashtu njofton se përdoruesit mund të lexojnë komentet e miqve të tyre lidhur me restorantet përreth tyre.
Duke bërë të ditur se restorantet si Papa John’s, Wingstop, Panera, Jack in the Box, TGI Friday’s, Denny’s, El Pollo Loco, Chipotle, Jimmy John’s dhe Five Guys do të ofrojnë mundësinë e dërgimit të ushqimit në shtëpi për përdoruesit e Facebook-ut, po ashtu bëhet e ditur se porositë mund të bëhen edhe nga restorantet të cilat kanë marrëveshje me ueb faqet si Delivery.com, DoorDash, ChowNow, Zuppler, EatStreet, Slice dhe Olo.
Shërbimin për porosi të ushqimit nëpërmjet Facebook-ut mund ta përdorin përdoruesit e kompjuterëve personal dhe mjetet të cilat kanë sistemin operativ Android dhe IOS.