Shpetim Hiseni
12 Mars 2026•Përditësim: 12 Mars 2026
Në kampusin e Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Tetovë u organizua program përkujtimor me rastin e 12 Marsit, Ditës së Adoptimit të Himnit të Pavarësisë së Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu.
Pas programit përkujtimor, me sponsorizimin e Halkbank dhe me kontributin e Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë së Veriut (MATUSITEB), u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve për konkursin me temë “Mos ki frikë, shpirti i rinisë është këtu”, i cili përfshinte gara në shkrim eseje dhe në pikturë.
Në këtë konkurs morën pjesë shumë nxënës nga e gjithë Maqedonia e Veriut.
Nxënësit që u renditën në vendet e para i morën çmimet nga ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, si dhe nga përfaqësues të tjerë të protokollit të pranishëm në program.