Furkan Abdula
09 Gusht 2020•Përditësim: 10 Gusht 2020
Nëntëdhjetë e katër migrantë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani janë kapur në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e ministrisë thuhet se më datë 08 gusht 2020, rreth orës 21:30, në rrugën rajonale Radovish-Shtip gjatë kontrollit të trafikut nga punonjësit e policisë është dhënë sinjal për të ndaluar një automjet me targa të Shkupit të drejtuar nga një person i panjohur, i cili shoqërohej nga një person tjetër.
Sipas njoftimit, shoferi ka ndaluar automjetin e mallrave, pas së cilës menjëherë janë larguar me shoqëruesin në drejtim të panjohur.
"Me autorizimin e Prokurorit Publik, skena u inspektua dhe u përcaktua se 94 shtetas të huaj (shtetas të Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit) po transportoheshin në pjesën ngarkesave të automjetit", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.
Më tej thuhet se personat u janë dorëzuar pjesëtarëve të policisë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare-Lindje për procedura të mëtejshme, ndërsa shoferi i automjetit dhe shoqëruesi janë në kërkim.