BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 12 të vdekur dhe 188 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 462 mostra të dyshuara me COVID-19

Agim Sulaj  | 09.08.2020 - Përdıtësım : 10.08.2020
Kosovë, 12 të vdekur dhe 188 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 12 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke e çuar në 327 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), edhe 188 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 10.247

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 462 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 40.646 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 142 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın