BALLKANI

BE dhe NATO urojnë Maqedoninë e Veriut për Ditën e Pavarësisë

"Urime popullit të Maqedonisë së Veriut për Ditën e Pavarësisë. Unë mbështes fuqishëm rrugën tuaj drejt bashkimit me unionin tonë. Ne jemi me ju në çdo hap të rrugës”, tha komisarja Kos

Abdulbesar Ademi  | 08.09.2025 - Përdıtësım : 08.09.2025
BE dhe NATO urojnë Maqedoninë e Veriut për Ditën e Pavarësisë

Shkup

Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO kanë uruar popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e 8 Shtatorit, Ditën e Pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e tyre për rrugën evropiane dhe euroatlantike të vendit, transmeton Anadolu.

Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, në platformën sociale të kompanisë amerikane X uroi popullin e Maqedonisë së Veriut me rastin e 8 Shtatorit.

“Urime popullit të Maqedonisë së Veriut për Ditën e Pavarësisë. Unë mbështes fuqishëm rrugën tuaj drejt bashkimit me unionin tonë. Ne jemi me ju në çdo hap të rrugës”, tha komisarja Kos.

Gjithashtu edhe NATO ka ndarë një fotografi të një ushtari të Maqedonisë së Veriut në platformën X.

“Ri-shpërndani për t’u bashku me ne në festën e aleatit tonë, Maqedonisë së Veriut, në Ditën e Pavarësisë së tyre”, shkroi NATO.

Urimet pasqyrojnë aspiratat e dyfishta të Maqedonisë së Veriut, si anëtar i NATO-s që nga viti 2020 dhe një kandidat për anëtarësimit në BE, me negociatat që i filloi në vitin 2022.

Maqedonia e Veriut shënon sot 34-vjetorin e pavarësisë. Në referendumin që u mbajt më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët u deklaruan për shtet të pavarur dhe sovran.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın