BALLKANI

Maqedonia e Veriut mban raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.013.375 qytetarë.

Shpetim Hiseni  | 02.11.2025 - Përdıtësım : 02.11.2025
Maqedonia e Veriut mban raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Shkup

Në Maqedoninë e Veriut sot në orën 07:00 u hapën qendrat e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të përzgjedhin kryetarët e 32 komunave dhe të Qytetit të Shkupit, raporton Anadolu.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.013.375 qytetarë.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, 30,26 për qind dalja në votime deri në orën 15:00

Votimi për kryetarë komunash po zhvillohet në Qytetin e Shkupit dhe në komunat Aerodrom, Bogovinë, Brvenicë, Çeshinovë-Obleshevë, Çuçer-Sandevë, Debarcë, Demir Kapi, Dibër, Dojran, Dollnen, Karposh, Kërçovë, Koçan, Konçe, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Probishtip, Qendër, Rankoc, Rosoman, Shuto Orizari, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Vallandovë, Vinicë dhe Zrnovcë.

Në këto zgjedhje – raundi i parë dhe i dytë – kandiduan gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish dhe kandidatura të pavarura.

Raundi i parë, i zhvilluar më 19 tetor, rezultoi me zgjedhjen e 44 kryetarëve të komunave dhe këshillave komunalë. Në komunën e Shuto Orizarit sot po përsëritet votimi në tri vendvotime për përbërjen e këshilltarëve.

Ndërkohë, në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër-Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë nuk u arrit pragu i daljes në raundin e parë dhe do të nisë procedurë e re zgjedhore brenda 60 ditëve pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, sipas Kodit Zgjedhor.

Votimi do të zgjasë deri në orën 19:00.

Procesi zgjedhor po monitorohet nga 1.598 vëzhgues, përfshirë 933 të huaj dhe 651 ndërkombëtarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın