BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 908 raste të reja dhe 31 viktima nga COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 147.094, ndërsa ai i viktimave në 4.443

Abdula Berisha  | 18.04.2021 - Përdıtësım : 19.04.2021
Maqedoni e Veriut, 908 raste të reja dhe 31 viktima nga COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 364 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 24 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 147.094, ndërsa ai i viktimave në 4.443.

Institucionet shëndetësore raportojnë për 689 pacientë të tjerë të shëruar nga virus, duke e çuar në 122.810 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 691.255 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 2.379 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 19.841.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.