BALLKANI, Koronavirusi

Maqedoni e Veriut, 54 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave nga koronavirusi mbetet i njëjtë, pasi gjatë ditës së fundit nuk u regjistrua asnjë viktimë nga COVID-19

Ekip  | 29.07.2021 - Përdıtësım : 30.07.2021
Maqedoni e Veriut, 54 raste të reja me COVID-19

Shkup

Maqedonia e Veriut gjatë ditës së fundit ka regjistruar 54 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka shkuar në 156.225, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave nga koronavirusi mbetet i njëjtë, pasi gjatë ditës së fundit nuk u regjistrua asnjë viktimë nga COVID-19.

Autoritetet shëndetësore regjistruan 12 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në gjithsej 150.333 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë së COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka kryer 966.813 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.764 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 401.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.