BALLKANI, Koronavirusi

Kosova regjistron 72 raste të reja me COVID-19

Bazuar në të dhënat e fundit të IKSHPK-së, vendi ka regjistruar 72 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 108.203

Agim Sulaj  | 29.07.2021 - Përdıtësım : 30.07.2021
Kosova regjistron 72 raste të reja me COVID-19

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.265, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 72 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 108.203.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 2.443 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 726.705 mostra.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat njoftojnë për 17 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 105.633, ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 305.

Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.