Shëndetësi, BALLKANI, Koronavirusi

Kosovë, 3 viktima dhe 23 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 23 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.893

Agim Sulaj  | 27.09.2021 - Përdıtësım : 27.09.2021
Kosovë, 3 viktima dhe 23 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.939, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 23 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 159.893.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.442 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.187.970 teste.

Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 591 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 153.349 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3.605.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës. Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın